Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sot të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.

Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, raporton Telegrafi.

“Ky draft i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët nuk po merren vesh…”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni