Kryeministri Rama kryen ndërhyrje kirurgjikale

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, operacioni për heqjen e apendicitit është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri për heqjen e apendicitit.

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, operacioni është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Kryeministri Rama u diagnostikua me apendicit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit në orët e para të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftim.

Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.

Kategoritë
LajmeRajoni