Kryeministri Rama takon presidentin e Azerbajxhanit

Në lidhje me takimin, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet se u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku.

Në lidhje me takimin, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet se ishte për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së Presidentit Aliyev në Shqipëri.

“Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Rama gjatë vizitës në Baku shoqërohej edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kujtojmë se Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 15 nëntor të këtij viti, ku u takua me zyrtarë të lartë të vendit.

Kategoritë
LajmeRajoni