“Ndërprerja e tranzitit të gazit përmes Ukrainës do të ketë një ndikim drastik mbi të gjithë ne në BE, jo vetëm në Federatën Ruse”, tha Fico.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka deklaruar se ndërprerja e furnizimit me gaz rus përmes Ukrainës do të ketë pasoja drastike për Bashkimin Evropian (BE).
“Ndërprerja e tranzitit të gazit përmes Ukrainës do të ketë një ndikim drastik mbi të gjithë ne në BE, jo vetëm në Federatën Ruse”, tha Fico në një video-mesazh të lëshuar në rrjetet sociale për Vitin e Ri.
Një marrëveshje 5-vjeçare midis Moskës dhe Kievit për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës skadoi sot pasi Kievi refuzoi të zgjasë marrëveshjen, ndërsa lufta midis dy vendeve vazhdon.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se tranziti i gazit rus është ndalur në “interes të sigurisë kombëtare”. Ministri Herman Halushchenko e përshkroi ndërprerjen e marrëveshjes si një “ngjarje historike”.