Kryeministri sllovak pyetet në Zagreb pse është në krah të agresorit rus

Kryeministri sllovak Robert Fico po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci. Ai u takua me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.

Në fillim, Plenkoviq tha se kontaktet mes sllovakëve dhe kroatëve po intensifikohen për shkak të turizmit, ndërsa me kolegun sllovak diskutoi për bashkëpunimin dhe situatën globale, transmeton Telegrafi.

Fico është pyetur nga gazetarët se pse ka zgjedhur të jetë në krah të agresorit – duke aluduar në Rusinë, Fico u tha të pranishmëve: “Ne e dimë se kush na çliroi, askush nuk mund të më thotë se çlirimi erdhi nga perëndimi, kur e di që erdhi nga lindja.

Ai shtoi se ka bërë homazhe në Normandi për ushtarët që vdiqën duke çliruar Evropën dhe se do të shkonte në Londër për të bërë homazhe për forcat ajrore mbretërore.

Sipas tij, popujt e ish-BRSS-së luajtën rolin më të madh në fitoren ndaj nazizmit. Ai përmendi edhe deklaratën e Kaja Kallas.

“Si mund t’i thotë ajo kryeministrit të një shteti modern që po e paralajmëron të mos udhëtojë diku. Si guxon ta thotë këtë? Ne jemi një vend sovran. Kjo është e vërteta historike”, tha Fico, duke shtuar se nuk e kupton pse po bëhet bujë mbi dëshirën e tij për të vendosur një kurorë në monumentin e ushtarit të panjohur në Moskë.

“Nëse diçka e ngjashme ndodh në Lviv ose Kiev, përfaqësuesi ynë do të vendosë një kurorë edhe atje. Unë kam qenë në politikë shumë kohë që dikush të më thotë se çfarë mund ose nuk mund të bëj”, tha ai qartë.Plenkoviq thotë se ekziston mundësia që Dita e Fitores të festohet edhe në Kiev, ndonëse aktualisht nuk ka informacion konkret për këtë.

Kategoritë
BotaLajme