Kryeministrja e Finlandës po divorcohet, videoja me një burrë tjetër ndezi historitë e tradhtisë së saj

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin po divorcohet nga bashkëshorti i saj Markus Raikkonen. Lajmin e ka bërë të ditur çifti sot në profilet e tyre në Instagram.

“Së bashku bëmë kërkesë për divorc. I jemi mirënjohës për 19 vite bashkë dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar kryeministri i Finlandës.

Ata thanë se do të mbeten miqtë më të mirë dhe do të vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku si familje.

Të dy u martuan në gusht 2020 dhe kanë një vajzë pesëvjeçare.

Megjithatë, jeta private e Sanna Marin u bë kryefjalë e verës së kaluar, kur u publikua një video e saj duke kërcyer me një burrë tjetër, duke nxitur thashethemet për pabesinë e saj.

Në një moment duket se burri po e puth në qafë, por Marin tha se ajo nuk kishte bërë asgjë të pahijshme. Pas reagimeve të shumta nga publiku, ajo ka bërë një test droge, i cili rezultoi negativ.

Kategoritë
BotaLajme