Kryeministrja finlandeze i shpëton akuzave, autoritetet: Nuk ka neglizhuar detyrat zyrtare

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka dalë e pastër pas të gjithë akuzave të ngritura për neglizhim të detyrës pas publikimit të disa videove ku shfaqej duke u “shfrenuar” me miqtë e saj.

Kancelari i drejtësisënë Finlandë, Tuomas Poysti thotë se nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar se kryeministrja po shkel detyrat e saj zyrtare.

“Nuk gjetëm asnjë arsye për të dyshuar kryeministrin për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas hetimit.

Kryeministrja finalndeze iu nënshtrua edhe testit të drogës pas publikimit të pamjeve, rezultatet e të cilave dolën negative.

Në atë kohë, kryeministrja tha se videoja ishte filmuar në “ambjente private” dhe se ajo kishte kaluar “një mbrëmje me miqtë”.

Kur u pyet për videon, ajo u tha gazetarëve: “Unë jam njeri. Dhe gjithashtu ndonjëherë dëshiroj të bëj qejf”.

Kategoritë
BotaLajme