Kryeministrja italiane: Emigrantët përgjegjës për rritjen e rasteve të përdhunimeve

“Tani do të quhem raciste, por ka një incidencë më të lartë, për fat të keq, në rastet e dhunës seksuale nga emigrantët, veçanërisht ato të paligjshëm”, tha Giorgia Meloni për një revistë të grave

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni argumentoi se emigrantët janë përgjegjës për rritjen e rasteve të përdhunimeve, transmeton Anadolu.

“Tani do të quhem raciste, por ka një incidencë më të lartë, për fat të keq, në rastet e dhunës seksuale nga emigrantët, veçanërisht ato të paligjshëm”, tha ajo për një revistë të grave, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA.

Meloni tha se kritikat ndaj saj vijnë nga “degjenerimi i atyre që nuk kanë asgjë”, sepse ajo vuri në dukje realitetin e situatës.

Meloni theksoi se ruajtja efikase e rendit dhe ligjit nga forcat policore, si dhe adresimi i migracionit të paligjshëm, janë të rëndësishme për të garantuar sigurinë e grave.

Kategoritë
BotaLajme