Kryeministrja suedeze: Do të vazhdojmë negociatat me Turqinë në nivele të ndryshme

“Me Turqinë do të vazhdojnë bisedime në nivele të ndryshme. Mund të them se ky është dialog në vazhdim” theksoi Magdalena Andersson

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, tha se do të vazhdojnë negociatat me Turqinë për çështjen e anëtarësimit të vendit të saj në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve TT të Suedisë, Andersson ka bërë vlerësime lidhur me fjalët e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për takimet e delegacioneve të Finlandës dhe Suedisë në Ankara, për të cilat ka shprehur “Fatkeqësisht bisedimet nuk ishin në nivelin e pritur. Këto nuk janë të drejtë, nuk janë të sinqertë”.

“Me Turqinë do të vazhdojnë bisedime në nivele të ndryshme. Mund të them se ky është dialog në vazhdim” theksoi Andersson.

Ndërsa ndaj pyetjes nëse do të vizitojë apo jo Ankaranë për të biseduar me presidentin Erdoğan, kryeministrja Andersson tha se, “Ne do të bëjmë atë që është e drejtë në proces”.

Kategoritë
BotaLajme