Kryeministrja suedeze: Jemi qind për qind prapa marrëveshjes me Turqinë

“Sigurisht që do të zbatohen ato që janë në marrëveshje. Më parë Türkiye ka pasur kërkesa për ekstradim dhe ne jemi interesuar për këto”, tha kryeministrja suedeze, Andersson.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson tha se janë qind për qind prapa marrëveshjes me Türkiye-n (Turqinë).

Në një deklaratë për gazetën SVD, Andersson tha se “Jemi qind për qind prapa marrëveshjes së arritur me Türkiye-n”.

Ajo tha se më parë Türkiye ka pasur kërkesa për ekstradim. “Sigurisht që do të zbatohen ato që janë në marrëveshje. Më parë Türkiye ka pasur kërkesa për ekstradim dhe ne jemi interesuar për këto. Ndonjëherë ka ndodhur që kemi ekstraduar dhe në shumicën e rasteve jo. Jemi qind për qind prapa marrëveshjes”, tha Andersson.

Kategoritë
BotaLajme