Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në konferencë për media, tha se vrasja e rreshterit Lika nga hetimet e para ndërlidhet me punën e tij si zyrtar policor.
“Sot kemi arritur që t’i arrestojmë shtatë përsona që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Muhamet Lika. Shtatë përsona janë duke u intervistuar. Ata a do të shkojnë në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedura të mëtejshme. Ne ia kemi pasur borxh policisë dhe rreshterit Lika që të kemi këtë rezulatat që e kemi tani. Hetimet do të vazhdojnë edhe për personat e tjerë. Motivi kryesor lidhet me punën e tij si pjesëtar të Policisë së Kosovës”, thaq Çerkini.