Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, priti në takim ambasadorin e Japonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Jorezident të Japonisë në Republikën e Kosovës, Ryuta Mizuuchi, që shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Pasi i falënderoi për vizitën, kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Mizuuchi për punën me misionin e tij diplomatik në Kosovë, të cilën është duke e përmbyllur, si dhe i uroi suksese të mëtejshme.

Kryeparlamentari Konjufca tha se thellimi i marrëdhënieve të mira midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë, të cilat zhvillohen në sfera të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, ecën përkrah angazhimit tonë në drejtim të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.

Ambasadori Ryuta Mizuuchi e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen duke u pajtuar për nevojën e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe të forcimit të partneritetit edhe në vazhdim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi