Kryetari i Malishevës shkon në QKUK, ku po trajtohen fëmijët e çiftit mërgimtar që vdiq në aksident

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shkuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, atje ku po trajtohen dy fëmijët e familjes Sopaj, që mbetën të lënduar në aksidentin tragjik në Podujevë. Në këtë aksident, atyre iu vdiqën të dy prindërit, raporton Express.

Kastrati ka publikuar edhe fotografi me familjarët e viktimave, derisa u ka shprehur ngushëllime.

“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka shkruar Kastrati.

Kategoritë
LajmeVendi