Kryetari, Shaqir Totaj, vizitë solidarizuese për tragjedinë nga tërmeti në Konsullatën e Turqisë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën më mesditë ka vizituar Konsullatën e Turqisë në këtë qytet, në shenjë solidarizimi me popullin dhe shtetin e Turqisë për tragjedinë që ka ndodhur në këtë shtet nga tërmeti shkatërrues, ka njoftuar ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizituam sot Konsullatën e Turqisë në Prizren për t’i shprehur ngushëllimet e përzemërta për viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi, me ç’rast, në emër të qytetarëve tanë, shfaqëm solidaritetin me familjet e viktimave dhe të të lënduarve si dhe u nënshkruam në librin e ngushëllimeve!”, ka shkruar kryetari Totaj.
Në një postim tjetër Totaj ka shkruar se bashkëndjen për tragjedinë e ndodhur
”Jam thellësisht i prekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi! Bashkë ndjej me familjet e viktimave dhe me personat e prekur nga kjo tragjedi natyrore.
Ngushëllime Turqi, lutemi për popullin tuaj në këto momente të vështira!” ka shkruar ai.
Kategoritë
LajmeVendi