Kryeziu takon përfaqësues të KFOR-it zviceran, diskutohen sfidat dhe synimet e prokurorisë

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).

U.D. Kryeprokurori Kryeziu, fillimisht falenderoi përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre në mbështetje të regjionit të Prizrenit, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbueshjes së detyrave të tyre.

Po ashtu, të njëjtit i njoftoi për organizimin dhe funskionimin kushtetues dhe ligjor të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat dhe synimet e kësaj prokurorie.

Gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehen interes të veçantë për sfidat e prokurorisë, bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, transparencën dhe qasjen e qytetarëve në prokurori.

Një tjetër temë kyçe ishte edhe diskutimi për vepra penale specifike si dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit etj.

Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran u shprehën  të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim të kontributit në sigurimin e paqes.

Kategoritë
LajmeVendi