“Kthehu në Afrikë!”, parlamenti francez ndal seancën pasi fyhet në baza racore deputeti me ngjyrë

Bilongo, anëtar i partisë së krahut të majtë France Insoumise, po i drejtohej parlamentit kur anëtari i ekstremit të djathtë bërtiti: “Kthehu në Afrikë!”

Parlamenti francez shtyu seancën e tij të sotme pasi ligjvënësit me ngjyrë Carlos Martens Bilongo iu kërkua të kthehet në Afrikë nga një anëtar i një partie të ekstremit të djathtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bilongo, anëtar i partisë së krahut të majtë France Insoumise, po i drejtohej parlamentit kur anëtari i ekstremit të djathtë bërtiti: “Kthehu në Afrikë!”, njoftoi partia në Twitter.

“E djathta ekstreme mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, raciste dhe e neveritshme. Një sanksion përkatës duhet të shqiptohet menjëherë”, thuhet më tej.

Kategoritë
BotaLajme