Real Madrid përfundoi një nga sagat më të gjata të transferimeve në futboll duke nënshkruar zyrtarisht Kylian Mbappe në qershor.
Francezi do të veshë fanellën ikonë të bardhë për pesë vitet e ardhshme
Ajo që është veçanërisht e jashtëzakonshme është se Florentino Perez arriti të sigurojë sulmuesin yll në një transferim të lirë.
Pra, pavarësisht se ka bërë një nga lëvizjet më të mëdha në vitet e fundit, klubi nuk po shpenzon në këtë afat.
Në fakt, ata nuk kanë hyrë as top 10 për klubet që shpenzojnë këtë verë – Aston Villa kryeson listën me 176 milionë euro.
Madridi, ndërkohë, zë vendin modest të 16-të, me një buxhet transferimi prej 49 milionë euro (47.5 milionë euro të shpenzuara për Endrick dhe 1.5 milionë euro shtesë për Joselun).
Natyrisht, Los Blancos duhej të jepnin një bonus të madh nënshkrimi për Mbappen, por kjo është një histori krejt tjetër.