Kuds, në Patrikanën Katolike Greke u organizua ceremoni mortore për gazetaren e vrarë Abu Akleh

Të afërmit e Abu Akleh-s, kolegët, zyrtarët palestinezë dhe mijëra banorë të Kudsit të krishterë dhe muslimanë morën pjesë në ceremoninë mortore në Patrikanë

Në Patriakën Katolike Greke në Kudsin Lindor u mbajt një funeral për gazetaren e krishterë palestineze, Shireen Abu Akleh, e cila u vra nga ushtarët izraelitë gjatë detyrës së saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Të afërmit e Abu Akleh-s, kolegët, zyrtarët palestinezë dhe mijëra banorë të Kudsit të krishterë dhe muslimanë morën pjesë në ceremoninë mortore në Patrikanë.

Mijëra njerëz në rrugët që çojnë drejt Patrikanës valëvitën flamuj palestinezë dhe brohoritën slogane në kujtim të Abu Akleh-s.

Kolegët që mbanin fotografitë e Akleh-s mbanin pankarta që shkruanin “Transmetimet tona do të vazhdojnë” dhe “Fjalët nuk vdesin”.

Trupi i Shireen-it do të varroset në varrezat e malit Sion (të krishterë).

Përveç kësaj, grupe skautësh palestinezë marshuan drejt Patrikanës, duke kënduar marshe në rrugët e qytetit të vjetër.

Forcat izraelite ndërhynë kundër personave që përpiqeshin të arrinin trupin e Shireen Abu Akleh, gazetares palestineze të televizionit Al Jazeera, të cilën ata e kishin vrarë. Mësohet se pas ndërhyrjes së paku një person është arrestuar.

Vrasja e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh

Shireen Abu Akleh, 51 vjeçare, gazetare në terren për televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, u vra nga sulmi i ushtarëve izraelitë, ndërsa po ndiqte sulmin e forcave izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar dy ditë më parë.

Teksa ishte duke kryer detyrën dhe teksa kishte veshur një jelek prej çeliku ku shkruante “Press”, Abu Akleh u qëllua nga ushtarët izraelitë me plumba të vërtetë u plagos në kokë dhe vdiq.

Gjithashtu, gazetari Ali es-Sumudi, i cili ishte me të në incidentin ku humbi jetën Abu Akleh, mbeti i plagosur edhe në shpinë.

Kategoritë
BotaLajme