“Kujdes zjarret dhe karburantin ”, Macron në qendër të kritikave për pushimet, qytetarët: Franca digjet, ai shëtit me “Jet Ski”

Imazhi i presidentit francez Emmanuel Macron në një “Jet Ski”, pas thirrjes së tij drejtuar qytetarëve francez për të “kursyer energjinë” ka nxehur debatet në Francë. Ligjvënësit dhe përdoruesit e mediave sociale e akuzuan presidentin si “me dy fytyra”.

Situata po përkeqësohet në Evropë për shkak të temperaturave rekord për shkak të ndryshimeve klimatike. Thatësirat po prekin rëndë prodhimin e energjisë dhe bujqësinë, ndërsa shtretërit e lumenjve po thahen në të gjithë Evropën. Kjo tregon se vende si Franca , Spanja, Italia dhe Holanda përballen me rrezikun e mungesës së ujit. Udhëheqësi 44-vjeçar u fotografua duke pushuar në Fort de Brégançon në bregdetin e Mesdheut jo shumë kohë pas fjalimit të tij të pasionuar mbi ruajtjen e energjisë.

Macron, i cili ishte me pushime me gruan e tij në Mansionin Riviera, hyn në det, bëri banja dielli dhe me sa duket nuk hoqi dorë nga zakonet e tij të vjetra pavarësisht thirrjes së tij dhe kaloi shumë kohë në “Jet Ski”

Presidenti francez , i cili më parë ka bërë bujë për zgjedhjen e tij të argëtimit gjatë pushimeve, ka zemëruar edhe një herë ekologët pasi u fotografua duke kaluar me shpejtësi nëpër ujërat e Mesdheut me një motor uji që konsumon dukshëm më shumë benzinë për kilometër se një makinë mesatare. .. ndërsa zjarret rrënojnë Francën .

Sipas rregullave të Elysees, ministrat duhet të bëjnë pushimet e tyre në “një destinacion të përputhshëm me ushtrimin e përgjegjësive të tyre”, brenda një fluturimi dy orësh nga kryeqyteti në rast se kërkohet prania e tyre urgjente.

Macron, i cili u rizgjodh për pesë vjet të tjera në postin kryesor të Francës pranverën e kaluar, është ende duke kryer detyrat presidenciale në mes të seancave për nxirje në diell.

Duke njoftuar se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania kanë ardhur për të ndihmuar në luftimin e zjarrit në Francë, lideri Emmanuel Macron shpreh “Solidariteti europian në punë”. Postimin ai e bëri në Twitter.

Në komentet e shkruara në rrjetet sociale, për Macron janë përsëritur shprehjet ‘kriminel’ dhe ‘ekohipokritik’. Francezët gjithashtu komentuan se Emmanuel Macron nuk e kupton ndryshimin e klimës.

Kategoritë
BotaLajme