Kukësi pëson disfatë të papritur nga Dinamo Tirana

Skuadra e cila vazhdon të jetë në garë për titullin kampionin në edicionin 2021/22 të Superligës së Shqipërisë Kukësi ka pësuar një disfatë befasuese nga Dinamo Tirana.

Mysafirët e fituan këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0 e cila ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të këtij kampionati, transmeton KosovaPress.

Humbja për Kukësin u bë edhe më e hidhur pasi goli erdhi në minutën e 89’ të ndeshjes dhe realizues ishte Eni Imami.

Kukësi është i treti në tabelë me 28 pikë, kurse Dinamo Tirana e shtata me 18 pikë.

Kategoritë
Sport