Monumenti ikonë qëndroi në errësirë ndërsa qytetarët dhe vizitorët i bënë nderimet e tyre Papës së ndjerë, i cili vdiq më herët ditën e djeshme.
Në shenjë respekti, dritat e Kullës Eifel u fikën mbrëmë për të nderuar vdekjen e Papa Françeskut, raporton Anadolu.
Monumenti ikonë qëndroi në errësirë ndërsa qytetarët dhe vizitorët i bënë nderimet e tyre Papës së ndjerë, i cili vdiq më herët ditën e djeshme.
Vendimi për të fikur dritat u mor në nder të kontributeve të Papa Françeskut për paqen, dhembshurinë dhe dialogun ndërfetar gjatë detyrës të tij.
Kulla e Eifelit, një simbol i Francës, më parë është “errësuar” në kujtim të liderëve të tjerë botërorë dhe figurave të rëndësishme.
Papa 88-vjeçar vdiq nga një goditje cerebrale dhe dështimi i pakthyeshëm i zemrës më herët të hënën, tha mjeku i Vatikanit, Andrea Arcangeli në certifikatën e vdekjes.
Françesku, Papa i parë i Amerikës Latine, lindi në Buenos Aires të Argjentinës në vitin 1936 nga prindër emigrantë italianë. I shuguruar si prift jezuit në vitin 1969, ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të ngrihej për të udhëhequr Kishën Katolike në vitin 2013.
Vatikani nuk ka dhënë ende detaje për funeralin e tij.