Kultivuan 11500 bimë marijuanë, gjykata spanjolle lë në burg 8 shqiptarë, ende në kërkim 4 anëtarët e tjerë të bandës

Janë lënë në burg nga gjykata spanjolle pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike

Shqipatrët u ndaluan dy ditë më parë dhe janë pjesë e një bande me 12 anëtarë, me 4 prej tyre që i shpëtuan ndjekjes nga policia.

Banda në fjalë ka kultivuar rreth 11.500 bimë marijuanë të shpërndara në disa plantacione midis Castellote dhe Beceite.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe kjo është arsyeja pse ata akuzohen për krim kundër shëndetit publik, për kultivim dhe trafik droge dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Përveç bimëve të marihuanës, agjentët gjetën disa vendbanime me çadra në afërsi të plantacioneve të ndryshme ku me sa duket banonin anëtarët e bandës.

Kujtojmë se sipas mediave spanjolle 8 të arrestuarit janë burra të kombësisë shqiptare, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione në kushte shumë të mjerueshme. Ata nuk flasin spanjisht dhe shoqëroheshin vetëm me njëri-tjetrin.

Policia spanjolle është ende në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës, të cilët janë ende në arrati dhe që mund të jenë zhdukur në zonat fqinje të Katalonjës ose në Valencia.

Kategoritë
BotaLajme