Kurti bashkë me Vitinë në panairin e librit: Do të blej gjithandej

Kryeministri Albin Kurti është duke vizituar librashitësit të cilët po marrin pjesë në Panairin e Librit, “Prishtina 2022”.

Ai shkurtimisht ka thënë se ka në plan të blejë disa libra.

“Po shkoj tek secila stendë, do të blej gjithandej”, është përgjigjur Kurti.

Derisa ka vizituar stendat, Kurtit në disa raste i janë bërë libra dhuratë

Bashkë me të teksa po viziton shtëpitë botuese të pranishme në panair, janë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputeti Avni Dehari

Kategoritë
LajmeVendi