Kurti: Beogradi do ta vonojë dialogun me shpresën se do të ndërrojë Presidenti në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti beson se Beogradi do ta vonojë dialogun me shpresën se do të ndërrojë Presidenti në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë Kurti e tha në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

“Nuk duhet të pritet përfundimi i luftës, duhet të ndihmojmë që ta përfundojnë luftën me fitoren e Ukrainës. Lloji i dytë i oportunizmit është që të priten zgjedhjet e reja në SHBA’,. Jam plotësisht i bindur që Beogradi po pret 2024 dhe ta vonojë dialogun e marrëveshjet me Kosovën derisa me shpresën e tyre do të ndërrojë presidenti në Shtëpinë e Bardhë.  Pra, pritja e dyfishtë krijon disa shpresa të rreme në Perëndim”, tha Kurti, sipas përkthimit zyrtar të televizionit publik të Kosovës.

Tutje, Kurti thotë se angazhim më i madh i ShBA’së, BE’së dhe NATO’së  në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Beogradin është i domosdoshëm.“Nuk jam i bindur që Serbia është vënë para një zgjedhjeje, BE apo Federatë ruse, Amerikë apo Kinë. Unë frikësohem se vendimi është marrë por perëndimi demokratik nuk dëshiron të shoh këtë. Mu për këtë, ka tepër shumë relaksim në botën perëndimore, sepse ata besojnë që Beogradi nuk e ka marrë ende vendimin. Kjo lloj sjellje oportuniste në mënyrë të dyfishtë krijojnë këtë shpresë e rremë për afatin e mesëm, ndërsa këtu besoj që angazhimi më i madh i SHBA’së, BE’ja dhe NATO’ja në Ballkanin Perëndimor e sidomos me Beogradin është i domosdoshëm”.

Kategoritë
LajmeVendi