Kurti: Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si shtet evropian, sulmet kanë qëllim destabilizimin e vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi më 29 nëntor në kanalin e Ibër Lepencit. Këto veprime sipas Kurtit ishin tendencë për të krijuar kolaps në sigurinë kombëtare dhe qëllim të destabilizimit të vendit, raporton Ekonomia Online.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në lansimin e “Librit të Bardhë” të organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve, teksa konsideron se “Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si një shtet i ri evropian”.

“Prezantimi i edicionit të pestë të ‘Librit të Bardhë’ është një konfirmim i përpjekjeve për të përmirësuar panoramën e Kosovës. Udhëtimi ynë me punë përvoja e jetës, publikimi i librit përveç që është një dokument i vlefshëm përmban edhe rekomandime që janë të rëndësishme edhe për Qeverinë dhe institucionet, këto rekomandime do të ndihmojnë në përmirësimin e legjislacionit dhe përmirësimin e sektorit privat”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se sulmi më 29 nëntor kishte qëllim destabilizimin e vendit dhe frikësimin e qytetarëve.

“Vlerësoj shumë vendosmërinë e juaj që keni, përveç që jeni aktiv si organizatë në Këshillin Ndërkombëtar të Investimeve, vlerësoni investimet evropiane për Republikën e Kosovës, nuk mund t’i tejkalojmë edhe sulmin terrorist kriminal të premten e cila shpiu sulmet hibride në këtë mënyrë qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe frikësimin e qytetarëve. U përpoqën të na privojnë nga uji dhe energji elektrike duke krijuar kolaps në sigurinë tonë. Sulmet manuale ruse dhe kundër shtetit e qytetarëve të vendit. Aty në Beograd po i pengon që Kosova të zhvillohet por nuk ua arritën qëllimin, Kosova si një shtet i ri evropian po tregon që demokracia dhe zhvillimi mund të ecin paralelisht dhe bashkë me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse shteti ynë po sulmohet për të na ndaluar hovin e zhvillimit. Kosova ka arritur përparim të madh në sundimin e ligjit dhe kjo është në të mirë të investitorëve të huaj dhe vendor, qeveria nuk i pengon investimet”, ka thënë Kurti.

E Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, ka njoftuar se publikimi i këtij librit i bardhë adreson promovimin e garës ekonomike të drejtë për rritjen e investimeve të huaja dhe rritjen ekonomike të Kosovës.

“Sot është një nder i imi nëse kryesuesi i bordit të Këshillit të Evropës që të zbulojë këtë libër për përkushtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë agjendë shpreh falënderimet për kontribuuesit. Ky libër përmban premtimin e ndryshimit ekonomik në Kosove. Nga industritë e ndryshme jemi për të theksuar progresin e qartë të Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat që duhet të ndërmerren në sistemin gjyqësor. Duhet të jemi të vetëdijshëm që investitorët evropian janë shtylla e një standardi të vendit. BE qëndron si shoqërues kyç i Kosovës, ju keni firma në Kosovë që kanë një rol vital që mundëson përparim dhe mundësi punësimi sipas standardeve evropiane. Do të rrisin interesin e investimeve potencial. Jemi një derë e hapur për të adresuat interesant tona legjitime”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi