Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën në Sarajevë duke vendosur lule të Memoriali i Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

Në postimin e bërë në platformën “X”, Kurti ka shkruar se 1 mijë e 601 fëmijë u vranë nga mizoria e forcave serbe, duke shtuar se kjo figurë tragjike kujton jetët e humbura të pafajshme dhe tmerret e shkaktuara mbi civilë.

“E nisa vizitën time në Sarajevë duke vendosur lule në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës së Rrethuar – një vend i pikëllimit dhe kujtimit të thellë. Gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1996), 1,601 fëmijë u vranë si pjesë e mizorive më të gjera të kryera gjatë Luftës së Bosnjës nga forcat serbe. Kjo figurë tragjike është përkujtuar këtu, duke na kujtuar jetët e humbura të pafajshme dhe tmerret e shkaktuara mbi civilët”, ka shkruar i pari i qeverisë në X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me dy anëtarë të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës gjatë vizitës në Sarajevë, gjersa zhvilloi takime të ndara me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.

E për takimin me Kurtin ka shkruar anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Komshiq.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi