Kurti del me vendim, lëvizje në dy pozita brenda Qeverisë

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë ka njoftuar se dy zëvendësministra janë ngarkuar me përgjegjësi të reja.

Siç thuhet në komunikatë, ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë, ndërsa ish Zëvendësministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Në komunikatë thuhet se kryeministri Kurti i ka uruar të dytë për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi