Kurti e lëshon seancën e Kuvendit, opozita: Shkojmë në pauzë derisa të kthehet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë për një orë, pasi kryeministri Albin Kurti e la seancën ku po diskutohej për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri parashtroi propozimin për pauzë me kushtin që do të kthehet Kurti.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike propozojmë që të shkojmë në pauzë, me kushtin që do të na kthehet edhe kryeministri mbrapa që të diskutojmë me të, sepse kjo është seanca e parë që ne si parti opozitare e ftojmë kryeministrin”, tha ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se ka shumë deputetë të paraqitur për diskutim.

“E kemi pjesën tjetër të qeverisë këtu, edhe pse nuk është kryeministri”, tha ajo.

Por Bogujevci u desh të pajtohej pasi që partitë tjera opozitare iu bashkuan PDK-së në kërkesën për pauzë.

Kategoritë
LajmeVendi