Kurti e mban lart tensionin me Borellin: Gabimi i tij duhet të korrigjohet, i kemi edhe 36 orë

Të papërshtatshme e ka quajtur ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti. Derisa foli për rëndësinë e leximit, para rinisë së Prizrenit ai tha se takimi i së hënës në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje me Serbinë nuk është i përshtatshëm për t’u përmendur.

Para gazetarëve atje, Kurti ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshja për targat ilegale dhe për zotimin e Serbisë që të përkushtohet drejt marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve

Megjithatë, Kurti theksoi se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, sipas tij, braktisi diskutimin për normalizim të marrëdhënieve dhe u fokusua vetëm te çështja e targave.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe angazhuar, unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv dhe kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA-ja, sidomos ambasadori.  Ata janë në kontakt me Brukselin, që prej se përfundoi takimi i fundit, unë nuk kam komunikuar me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Jose Borrell, i cili me keqardhje, ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë le të kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat, ndonëse aty unë kam qenë dakord që faza e dytë e zbatimit të vendimit, jo vendimi i si i tillë, por faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve, deri në marsin e vitit 2023. T’i japim shanse pa gjoba marrëveshjes, por jo vetëm për targa dhe ta flakim tutje çështjen e bisedimeve për marrëveshje përfundimtare… Korrigjimi i gabimit të zotëri Borrell është i domosdoshëm, ai është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët të flasin dhe dakordohen për targa, që dorën në zemër as ai në Serbi dhe unë në Kosovë nuk jemi më kompetent”, theksoi Kurti.Sipas tij, institucionet kosovare bashkë me gjithë aleatët ndërkombëtarë janë të angazhuar që të arrihet një marrëveshje.

Kategoritë
LajmeVendi