Kurti e takon emisarin britanik, ai ofrohet për të ndihmuar në dialogun Kosovë – Serbi

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në margjinat e Tryezës vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist.

“Zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Kurti e njoftoi emisarin për reformat e nisura, duke theksuar “përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë”.

“Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut”, njofton ZKM.

“U  bisedua lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme”, thuhet tutje në njoftim.

Kurti dhe Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Kategoritë
LajmeVendi