Kurti e Vitia përurojnë sportele, punime të vrazhda e dyer të reja në Kirurgji – merr pjesë edhe Haxhi Avdyli

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë marrë pjesë sot në përurimin e sporteleve të digjitalizuara dhe disa punimeve të tjera të vrazhda që kanë ndodhur në Klinikën e Kirurgjisë.

Ky përurim siç ka thënë Kurti, ka kushtuar 400 mijë euro gjithsejtë, derisa për ta parë nga afër ka qenë i pranishëm edhe deputeti Haxhi Avdyli.

Një renovim i një hapësire prej mbi 1000 metra katrorë me rreth 400 mijë euro gjithsej. Tash është bërë lehtësimi i qasjes edhe i orientimit për të gjithë pacientët. Sportelet janë të digjitalizuara dhe në të njëjtën kohë kemi krijuar për herë të parë infrastrukturë moderne me standarde ndërkombëtare për pacientët me aftësi të kufizuar”, ka thënë kryeministri Kurti.

Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se përveç rregullimit të sporteleve, në Klinikën e Kirurgjisë është realizuar edhe rregullimi i mureve, pllafoneve dhe dyerve, instalimi i parmakëve dhe i ndriçimit të shkallëve, si dhe rregullimi i të gjitha dyerve me dalje në korridor dhe në pritore.

Kategoritë
LajmeVendi