Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e mira me Kroacinë duke thënë se pos gjeografikisht lidhshmëria ekziston edhe politikisht e historikisht.
“Jemi dy vende të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën politikisht, historikisht por edhe gjeografikisht. Ka ardhur koha që t’i forcojmë edhe lidhje tona në ekonomi, pasi i shqyrtova lidhet tona të shkëmbimeve tregtare ndihem i sigurt që jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë dhe ta kapim këtë mundësi që të kemi një lidhje të jashtëzakonshme në vitin 2023”, u shpreh Kurti.
Kurti, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se eksporti me Kroacinë është trefishuar ndërsa importi është dyfishuar.
“Eksportet tona me Kroacinë janë trefishuar ndërsa importet nga Kroacia janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po shërbejnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë. Jam i sigurt që këto shifra veç sa do të rriten në vijim”.
“Po ashtu jemi të kënaqur për nisjen e fluturimeve direkte nga Zagrebi në Prishtinë po ashtu të zgjerojmë infrastrukturën e transportit ku projekte të reja do të vijnë me autostrada dhe hekurudha në çdo drejtim të vendit me rajonin. Po ashtu po planifikojmë më shumë se 80 projekte publike mjedisore dhe infrastrukturore me vlerë prej më shumë se 3 miliardë euro” tha Kurti.