Kurti fton kryetarët e komunave veriore për të diskutuar për targat e energjinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka ftuar kryetarët e komunave veriore për takim në kryeministri.

I pari i qeverisë tha se me ta do të flasin për pagesën e energjisë në veri por edhe për targat.

Dëshirojmë të diskutojmë për këto por jo vetëm për këtë. Tash do t’i kemi dy tema, do ta kemi temën e energjisë dhe atë targave kurdo që e kemi atë takim”, është shprehur Kurti

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për sekuencim të vendimit për targat, ku nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë vetëm qortim për pronarët e veturave që do të kenë targa ilegale, nga 21 nëntori deri më 21 janar gjobë, nga 21 janari deri më 21 mars do të ketë targa provuese.

Kategoritë
LajmeVendi