Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ndër të tjerash në këtë konferencën Kurti foli për bashkëpunimin me RMV, si dhe marrëveshjet e arritura sot.
Por Kurti është pyetur se si e komenton situatën e krijuar në Maqedoninë e Veriut për largimin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare.
Kurti tha se kjo është çështje e Gjykatës Kushtetuese atje.
“Së pari kjo është çështje e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, pasi tri dispozitat e ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dërguar në Komision të Venecias. Dhe këto tri dispozita paradoksalisht nuk janë vu në jetë nuk janë zbatuar në të kaluarën e tash i përket gjykatës atje që ta vlerësojë. Por duhet të sqarojmë një gjë, nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe s’ka pasur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që përmend shifrën 20%, por ai s’është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, pro të gjuhëve. Në anën tjetër besoj që duhet të presim për një vendim të drejtë, të Gjykatës Kushtetuese atje që nuk bën as përjashtime as diskriminim e i cili e respekton shume gjuhësinë që ekziston në Maqedoni të Veriut, ku s’e flasin gjithë popullsia të njëjtën gjuhë”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Madje ai tha se edhe tek ne serbishtja është gjuhë zyrtare me 4% të serbëve, por në Maqedoninë e Veriut sipas tij s’mund të thuhet se shqipja paska qenë gjuhë zyrtare e tash u hoq.
“Kjo s’është e vërtetë.Ne dëshirojmë marrëdhënie shumë të mira për Maqedoninë e Veriut. Dhe për këtë do të bashkëpunojmë, por me organet e tjera të pushtetit në RMV të cilët i marrin vendimet e tyre”,shtoi ai./Lajmi.net/