Kurti i fton anëtarët e partisë që të votojnë: Le të bëhemi më të mirë se vetja

Kryeministri Albin Kurti votoi sot në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të së cilës parti ai është i vetmi kandidat.

Kurti ka shpërndarë disa fotografi, duke iu thënë anëtarëve “le të bëhemi më të mirë se vetja”.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n”, shkroi Kurti

“Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë”, ka shtuar Kurti.

Ai i ka ftuar të gjithë anëtarët e partisë së tij që të votojnë sot.

Kategoritë
LajmeVendi