Kurti i njofton ambasadorët për marrëveshjen, ua kërkon votat për anëtarësim në KE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar për bisedimet e Ohrit ambasadorët e akredituar në Kosovë, gjatë një takimi, të hënën.

Aty Kurti ndër tjerash ka thënë se “në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi  në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”.

Kreu i ekzekutivit ka folur po ashtu edhe për synimin e Kosovës për t’u bërë pejsë e Këshillit të Evropës.

“Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë. Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur”.

“Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, thuhet nga Kryeministria.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia u dokorduan për një marrëveshje, poqë nënshkrim nuk kishte.

Kategoritë
LajmeVendi