Kurti ka pritur në zyrë numrin dy të KIA-s: Jeni të mirëseardhur për investime në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses. Ai përmes një reagimi në “twitter” ka thënë se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë, 

Në këtë reagim Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Wagnerit. Kreu i MPB-së thotë se këto fakte janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.

“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë së mirënjohur të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.

Siç ka njoftuar sot Zyra për Media e kryeministrisë, Kurit ka thënë se kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë.

Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë

“Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi z. Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin e ZKM.“Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik”, përfundon njoftimi.

Kategoritë
LajmeVendi