Kurti kishte shumë kërkesa nga kryetarët – Muharremaj thotë se kryeministri nuk i’u përgjigj të gjithëve

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj i tha Ekonomia Online se kryeministrit Albin Kurti i ka paraqitur një varg kërkesash, të cilat sipas tij, janë të rëndësishme për qytetarët e asaj komune.

Muharremaj tha se nga Qeveria ka kërkuar që në komunën e Suharekës të ndërtohet një stadium i ri dhe një sallë sporti ngase, lojtarët e kësaj komunë në mungesë të këtyre objekteve po detyrohen që të luajnë në komunat e tjera.

Ai tha se në këtë takimi Kurti nuk i’u dha përgjigje në kërkesat e tyre pasi sipas tij, Kurti e kishte të pamundur që të përgjigjej aty për aty, raporton EO.

“Takimet janë të rëndësishme çdo herë, duhet që të jenë konstruktive. Unë i paraqita kërkesat e Komunës së Suharekës të cilat janë më të rëndësishme. Duhet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të na kthehet prona, ku diku është 31 hektarë ku kemi nevojë për prona, pasi që AKP-ja, ka marr mbi 130 hektarë tokë edhe nuk kemi prona për të zhvilluar qytetin e Suharekës dhe fshatrat. Paraqita kërkesën për një stadium të ri të qytetit pasi që jemi kampion në futboll, paraqita kërkesën për një sall sportive që jemi kampion që luajmë në gara evropiane, që salla sportive nuk i plotëson kushtet, pra duhet që të luajmë në Prizren ose duhet që të luajmë në Pejë ose Trepçe”.

“Paraqita problemin, pasi që jemi afër në një zonë ekonomike  ku janë 96 hektar, kanë kaluar të gjitha procedurat në asamble komunale, është bërë projekti komplet, fizibilitetit edhe matjet gjeodezike, kërkuam ndihmë për këtë. Kërkuam  edhe për impiante të ujerave atmosferike, do të thotë të ujerave të zeza që kemi nevojë në Komunën e Suharekës, e ceka në mënyrë publike thash qe para Pejës, komunave regjionale nuk vijmë në shprehje ne, por do të fillojmë me disa projekte të vogla, projekte impiante biologjike edhe parashtruam kërkesat tonë që janë më të mëdha”, tha ai, raporton EO.

“Kryeministri nuk dha përgjigje pas patë shumë kërkesa nga kryetarët e komunave, është e pa mundshme që të jap përgjigje sot aty për aty por besoj që takimet e radhës, besoj që shënime kanë marr,  e ka mbajtur dikush procesin çka kemi kërkuar, çka ka mundësi që të realizohet”.

 

Kategoritë
LajmeVendi