Kurti: Kundërshtimi i Grenellit ndaj meje si kryeministër dhe politikan ka qenë i vazhdueshëm qe pesë vjet, nuk nisi në fushatë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka komentuar kritikat e emisarit të Trumpit për misione speciale, Richard Grenell, të cilat erdhën në drejtim të tij një javë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti në një intervistë të dhënë ndërkohë që po merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në  Mynih ka thënë se kritikat e emisarit Grenell ndaj tij kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 2020 dhe nuk kanë nisur a as nuk janë ndalur as gjatë fushatës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Sa i përket emisarit Grenell, që nga viti 2020, ka qenë shumë i hapur kundër meje. Kundërshtimi i tij ndaj meje si politikan dhe kryeministër nuk ka filluar gjatë fushatës, ishte i vazhdueshëm përgjatë këtyre pesë viteve, por nuk u ndal gjatë fushatës. Megjithatë ne e konsiderojmë SHBA-në aleatin tonë të pakontestueshëm, mikun  dhe partnerin e veçantë.

Kurti në këtë intervistë është pyetur edhe për iniciativën e Donald Trump për negociata të menjëhershme me Vladimir Putinin për paqen në Ukrainë  dhe se a mund të jetë kjo  një tregues i asaj që e pret Kosovën.

I pyetur se a ka frikë se Trump do të ringjallë planin për shkëmbim territoresh me Serbinë, Kurti ka thënë se nuk mund të parashikojë asgjë, por ka shtuar se Ballkani Perëndimor nuk është prioritet kryesor për Trumpin.

“Është e vështirë të parashikohet, por përshtypja ime është se Presidenti Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse ai ka një prioritet më të lartë, që është Kina. Kjo ka pak të bëjë me Ballkanin, ku të gjashtë vendet së bashku kanë po aq banorë sa Holanda.

Është përshtypja ime që presidenti Trump po përpiqet të sjellë një zgjedhje midis Ukrainës dhe Rusisë, më herët sesa më vonë për shkak të prioriteteve të larta që ai ka, që është Kina. Vëmendja që po i jep i jep agresionit rus në Ukrainë mendoj se ka të bëjë me prioritetin e tij absolut në politikën  ndërkombëtare, që është se si SHBA-ja do ta mbajë rritjen e Kinës në shekullin 21, që nuk ka shumë të bëjë me Ballkanin”. /Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi