Kurti lajmërohet nga Davos, flet për aksionin e policisë në veri të Kosovës: Krimi do të luftohet pa ndërprerje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë disa fjalë për aksionin e Policisë së Kosovës në njërën nga komunat e veriut. Në aksionin e Policisë është gjetur një laborator droge ndërsa ka pasur edhe të shtëna ndaj efektivëve policorë.

Kurti nga Davos i Zvicrës, ku po qëndron për Forumin Botëror të Ekonomisë, ka thënë se në aksion janë gjetur 10 mijë bimë ilegale.“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna pati mbi oficerët e policisë dhe doganave, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, shkroi ai në Twitter.

Kategoritë
LajmeVendi