Kurti me pretendime të çuditshme: Rritja ekonomike po shkon përtej projeksioneve fillestare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendon se rritja ekonomike po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të këtij viti.

Madje, sipas tij, kjo rritje po shkon përtej projeksioneve fillestare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se kjo ndodh falë masave që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti.

Në këtë mënyrë, Kurti e ka shpërndarë postimin e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka vlerësuar se në tremujorin e dytë të vitit 2024 ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi