Kurti miqësor me gazetarët e huaj, pret përfaqësues të Asociacionit të gazetarëve nga Zvicra de Litenshtajni

ZKM ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Siç bëhet e ditur, Kurti u ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe i ka falënderuar për vizitën që po i bëjnë Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.“I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi