Kurti në Ditën Ndërkombëtare të turqve: Shumë fermerë turq po kontribuojnë në bereqetin e sofrave tona

Me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë është organizuar tryezë e rrumbullakët në Qeverinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, falënderoi komunitetin turk, pasi sipas tij, ata po ndikojnë në zhvillimin e shtetit.

Madje sipas tij, shumë fermerë turq po kontribuojnë në bereqetin e sofrave tona.

“Gjatë ditëve të fundit kemi festuar jo vetëm Festën e Bajramit, por edhe 23 prillin Ditën e turqve. Në një ambient si ky në Qeverinë e Kosovës nuk jemi vetëm për të marr vendime, por edhe për t’i shprehur idetë. Shprehë falënderimin për qytetarët turq për kontributin e tyre që kanë dhënë për Kosovën”.

“Vitin e kaluar Qeveri ka gjetur mundësi që tekste shkollore të jenë në gjuhën turke. Planifikoj të organizojmë aktivitete që komuniteteve që flasin gjuhë të tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Pas shkollimit në shkolla tona shumë qytetar turq po kontribuojnë në ndërmarrësi”.

“Kemi shumë fermerë turq që kontribuojnë në bereqetin e sofrave tona. E kemi paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milion euro për komunitete. Gande do te jepen edhe këtë vite. Zyra ka mbajtur një konsultim më anëtare e komuniteteve, nga ky konsultim kemi marr fed-back për ndarjen e gradeve. Do të jemi në secilin hap për progresin e gjithmbarshëm”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja Emilija Redxhepi, tha se komuniteti turk në Kosovë gëzon shumë të drejta të cilat i garantohen me Kushtetutën e Kosovës.

“Shprehi falënderimi e madh për pranim e juaja kjo fletë se jemi së bashku duke respektuar njëri-tjetrin, ne jemi të ngjashëm. Kosova është shtet multi-etnik, si shumica e juve edhe unë vij nga Prizreni qyteti i cili jetojnë komunitete turk në Kosovës edhe ju si komunitete e tjera gëzoni të drejtat e juaja në bazë të Kushtetutës. Keni gjuhën e juaja në shkolla”.

“Premtoj që do të punoj për avancimin e popullit turk dhe komuniteteve të tjetra. Jemi të vetëdijshëm që ka hapësirë për avancimin e komunitetit turk dhe komuniteteve të tjera. Shpreh falënderimi dhe kontributin e juaj që keni bërë për shtetin e Kosovës. Qeveri e Kosovës ju shpreh falënderimin”, tha ajo.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se të gjitha komunitete në vend janë të përfaqësuar në institucione.

Sipas tij, dy vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka punuar në ngritjen e mirëqenies së komuniteteve, raporton EO.

“Të gjithë komunitete marrin pjesë në kabinetin qeveritar. Edhe në zyrën për komunitete dhe nga buxheti që sigurohet për komunitete më herët ka qenë një padrejtësi dhe shpresojmë që kjo të mos ndodh”.

“Tani në mbështetja në Mamush që iu është bërë bujqësisë është shembull, 120 sera janë ndarë këtë vit dhe 75 sera janë ndarë vetëm për Mamushën. Në arsim në tekste ende kemi probleme. Në gjithmonë do të mbështesim zhvillimin e Kosovës, por duhet që ta ruajmë identitetin tonë.  Në dy vitet e fundit Qeveria e Kosovë ka pasur një qasje për ngritjen e komuniteteve”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi