Kurti në Paris takon ish- shefin e UNMIK’ut Bernard Koushner, flasin për suksesin e intervenimit të NATO’s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-shefin e UNMIK’ut, Bernard Kouchner.  Ky takim u zhvillua në Francë, ku edhe po qëndron Kurti në mbështetje të ekipit olimpik të Kosovës.

Zyra e Kryeminisrit ka njoftuar se në këtë takim u diskutua për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj.

“Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftim.

Tutje u njoftua se Kouchner, nuk arrit të marrë pjesë në organizimet shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, muajin që lamë pas.

“Kryeministri tha se e mirëpresim në Kosovë sa më parë që është e mundur”.

Kategoritë
BotaLajmeVendi