Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci

Në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase si pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake si ndihmë atje.

“Sot është përvjetori i  tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike. Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci” ka shkruar Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi