Kurti në Therandë: Mbi 88.5% e buxhetit është grant qeveritar, qeveria jonë nuk diskriminon komuna

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Therandë, të martën në mbrëmje.

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti theksoi se mbi 88.5% e buxhetit të Komunës së Therandës është grant qeveritar i Republikës së Kosovës, sepse sipas tij, qeveria e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk diskriminon komuna, pavarësisht se kush i qeverisë ato.

“Po takohemi në Therandën e punëtorëve fisnik dhe bujqve të ndershëm, të kulturës e patriotizmit, në Therandën e pendës, të bukës, të këngës e të pushkës”, tha Kurti.
Lideri i LVV-së tha tutje se kanë zhvilluar dialog shumë të suksesshëm në Bruksel.

“Atje në Bruksel ata vazhdimisht më bëjnë presion me nënshkrimet e pararendësve të m’i Mustafa e Thaçi, a marrëveshjes me mua i ikin se s’duan të nënshkruajnë. Kur të gjitha ish-qeveritë po e zhvillonin dikur dialogun në Bruksel, kishim Serbi që forcohej e Kosovë jostabile që dobësohej. Me qeverinë tonë dhe dialogun që udhëheqim ne, kemi Serbi jostabile dhe Kosovë që po ngrihet e po forcohet. Juve ju kujtohet se si dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi