Kurti niset drejt shtetit fqinj të Rusisë, do të pritet nga homologia e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në shtetin fqinj të Rusisë – Estoni.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ZKM.

Nesër, Kurti do të pritet nga homologia e tij, Kaja Kallas.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ai ditëve të fundit ka qëndruar në Paris, Vjenë e Shtutgart.

Kurti bashkë me presidenten Osmani u pritën në takim nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, thuhej në postimin e tij në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi