Kurti: Për tri vite, eksportet e Kosovës arritën në 2.5 miliardë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, tha se progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë.

Sipas tij, treguesit ekonomik nuk janë vetëm shifra, por tregues i vizionit ekonomik të vendit. Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritje e tregut.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e më parëshme”, tha Kurti.

Ai ka deklaroi se Kosova ofron shumë prodhime cilësore. Sipas tij, industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës ekonomike të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur sistemin e arsimit dual që ndërlidhet me punë dhe praktikë. Kurti ka ftuar investitorët zviceran të sjellin kapitalin në Kosovë.

Ndryshe mbi 25 kompani po marrin pjesë në panairin e ndërtimit Swiss Bau 2024. Ndryshe 12 kompani nga industria e drurit po marrin pjesë me mbështetje të KIESA-s ndërsa kompanitë e kllasterit të cilat e kanë ndërtuar edhe shtëpinë e Kosovës nga druri për këtë panair po marrin pjesë me mbështetje të USAID-it.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi