Kurti pyetet për deklaratën në Frankfurt se “punëtorët e patriotët më të devotshëm janë në diasporë”: Nuk mund të krahasohemi…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën të cilën e dha në Frankfurt se “patriotët  dhe punëtorët më të mëdhenj i gjen në diasporë”.

Ai është pyetur për këtë deklaratë që mori shumë reagime. Por tha se nuk ka thënë ashtu.

“Unë nuk kam thënë ashtu, ajo çfarë kam thënë është se prej shqiptarëve më të devotshëm në kuptimin patriotik e më të zotë në kuptimin profesional unë i gjejë në diasporë. Ne kemi nevojë ta kthejmë trurin në Kosovë, sepse disa prej ekspertëve më të zot nuk i kemi në vendin tonë”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Sipas Kurtit, ne nuk mund të krahasohemi meqë diaspora jetojnë në shtetet më të zhvilluara, duke e reflektuar sipas Kurtit atë që po pretendon.

Video u shpërnda nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Po çfarë ka thënë Kurti në GJjermani të dielën, ai tekstualisht e thotë se “jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe punëtorët më të zotë i kemi në diasporë”.

“Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës të 1901 se ‘të gjitha ndryshimet politike kanë pasur pëherë dy faktor: emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur apo intelektuale brenda vendit’. Ky është kombinimi fitues për kombin tonë. Por, përderisa atë kohë thuhej ‘elita brenda vendit’ ne në fakt sot filluam takim me studentë, ekspertë e shqiptarë në Frankurtë, për t’u bindur se jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe punëtorët më të zotë i kemi në diasporë. Prandaj kur themi që ne atje jemi brenda e ju jasht, nuk jemi të sigurt; sepse kur i ke punëtorët e patriotët më të devotshëm në diasporë, dhe i ke mendjen më të ndritura jashtë, pra edhe zemra edhe truri edhe muskuli, atëherë të lind pyetja kush është brenda kush është jashtë? Ndoshta na atje brenda jena më jashtë se ju, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne që jemi atje, kishte thënë Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi