Kurti pyetet për konsultime me partitë për koalicion: Njëherë të certifikohen rezultatet

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pyetur sot rreth nisjes së bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë Kurti në ecje e sipër është përgjigjur duke thënë se paraprakisht do të duhet të pritet për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Njiher certifikimi i rezultateve”, ka thënë Kurti shkurtimisht.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit me 40 % të votave dhe për krijimin e Qeverisë së re do t’i duhet bashkëpunim me ndonjë prej partive opozitare. Deri tani, vetëm kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur hapur për gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Kurtin.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë në krijimin e një qeverie të opozitës./Express/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi